Spalletti kërkon me patjetër mesfushorin e njohur, Juventus mund të sakrifikojë Locatelli-n

Prej ditësh është përfolur për një interesim të madh të Juventusit për mesfushorin e Olimpique Marseille, Pierre Hojbjerg. Danezi është emri i parë në listën e përforcimeve të janarit që ka kërkuar Luciano Spalletti.

Megjithatë, transferimi i danezit nuk do të jetë aspak i lehtë. Alfredo Pedulla zbulon se francezët janë më të prirur drejt një shëkmbimi kokë më kokë sesa huazimit apo shitjes direkte të Hojbjerg.

Trajneri i Marseille, Roberto De Zerbi, pëlqen shumë kapitenin e Juventusit, Manuel Locatelli dhe sipas Alfredo Pedulla-s, skenari më i mundshëm për të arritur një marrëveshje mes klubeve është shkëmbimi i drejtpërdrejtë Locatelli-Hojbjerg.

The post Spalletti kërkon me patjetër mesfushorin e njohur, Juventus mund të sakrifikojë Locatelli-n appeared first on Telesport.