Luciano Spalletti, trajneri i Juventusit, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së Serie A me Cremonese: “Jemi rritur në shumë gjëra, por ka ende të tjera që duhet t’i arrijmë. Këto janë pjesë e futbollit modern. Elemente që më parë i vendosnim në plan të dytë tani janë bërë themelore”.
Ai theksoi rëndësinë e rikuperimit të shpejtë të topit dhe menaxhimit të dueleve e topave të dytë: “Janë situata që vlejnë sa një driblim apo një goditje në portë”.
Për Cremonesen e Nicola: “Jemi në rrugën e duhur, por duhet ta përsërisim çdo herë. Do të përballemi me një trajner shumë të aftë, që di ta shfrytëzojë momentin e ndeshjes”.
Për David: “Ndeshja me Sassuolon i dha besim, krijon hapësira dhe ka harmoni me skuadrën. Do t’i jepet sërish besim”. Merkatoja: “Në disa role jemi të zbuluar, skuadra duhet plotësuar”.
The post Spalletti: Jemi rritur, por ka ende shumë për të bërë. Skuadra duhet plotësuar appeared first on Telesport.










