Spalletti: Icardi është njeri i shkëlqyer dhe goleador i madh, por nuk e duam

Autoritar, i rregullt dhe për shumë momente dominues; Juventusi kthehet nga Parma me tri pikë që kënaqin Luciano Spallettin, i vlerësuar edhe nga lojtarët e tij si arkitekti i rritjes së skuadrës. “Nëse kanë thënë kështu, sigurisht që më bëhet qejfi. Për mua është thelbësore të kem një skuadër që do të luajë futboll e të argëtohet, por komplimentet është e drejtë t’ua bëjnë shokëve të ekipit dhe vetes”, – tha ai.

Fitorja i mban bardhezinjtë ngjitur me zonën Champions. Në prag të mbylljes së merkatos dhe mes zërave për Icardin, trajneri bardhezi sqaroi: “Icardi është një djalë i shkëlqyer dhe goleador i madh, kam folur mirë për të, por kjo nuk do të thotë që e duam”.

Për statistikat: “Numrat të çojnë në rrugë të gabuar; më mirë të vlerësohet sjellja reale”. Problemi i Yildiz në aduktorë: “Ka dhimbje edhe duke ecur; për të enjten e shoh të vështirë, por shpresojmë ta rikuperojmë”.

The post Spalletti: Icardi është njeri i shkëlqyer dhe goleador i madh, por nuk e duam appeared first on Telesport.