Deklaratat e Antonio Contes pas ndeshjes kanë shkaktuar polemika të forta. Trajneri u shpreh i habitur nga fjalët e Spallettit për Napolin si ish-kampion i Italisë: “Nuk e kam kuptuar çfarë tha Spalletti, ishte një fjali e pakënaqshme. Duhet respekt, ne ende kemi titullin në fanellë. Unë nuk do ta kisha thënë kurrë. Mungojnë edhe 16 ndeshje, po ai na e ka ‘hequr’ titullin nga gjoksi, duhet respekt”.
Pas kësaj reagoi Luciano Spalletti. Trajneri i Juventusit postoi në Instagram një pjesë të intervistës “së inkriminuar”, ndërsa për “Sky Sport” u shpreh shkurt: “Nëse këto janë tema Champions-i…, për çfarë po flasim?” Në konferencë shtypi shtoi me ironi: “Mendova se ishte inteligjencë artificiale, nuk janë tema Champions-i këto”.
Me 9 pikë në renditje, Monaco ka nevojë patjetër për fitore për të kapur “play off”-in. Luciano Spalletti pret një ndeshje shumë intensive: “Do të vijnë për të fituar, sepse nuk mund ta mbajnë ndeshjen pezull deri në fund. Edhe ne do të luajmë për të fituar, sepse vetëm kjo na shërben për të synuar diçka më shumë. Do të jetë një ndeshje shumë e hapur kundër një skuadre shumë të fortë. Duhet të jemi më shumë skuadër se ata, sepse disa lojtarë kanë cilësi superiore”.
Sa i përket formacionit: “Do të ndryshojmë disa lojtarë, kemi luajtur dy ditë më parë dhe luajmë sërish pas dy ditësh. Koopmeiners do të luajë në mesfushë. Bremer po e vlerësojmë, edhe për shkak të gjendjes së Gatti. Mund të ketë stafete mes tyre. Në sulm do të luajë Openda”.
Conte: Spalletti të tregojë respekt ndaj kampionëve, aleati ynë do të jetë… “Maradona”
The post Spalletti i përgjigjet Contes: Mendova se ishte IA…, nuk janë tema Champions-i këto appeared first on Telesport.










