Juventus ka marrë dje “PO”në e parë nga portiere brazilian Alisson. Portieri i Liverpool është shprehur i hapur për t’u transferuar te bardhezinjtë, ndërkohë që bisedimet për një marrëveshje trevjeçare janë në proces.
Në Continassa, drejtuesit e Juve kanë kaluar nga fjalët në vepra për Alisson Becker, portierin 33-vjeçar brazilian të Liverpool, një ish-nxënës i Spalletti te Roma. Bardhezinjtë kanë eksploruar situatën ditët e fundit, duke gjetur fushë të hapur.
Kontaktet me stafin e portierit brazilian, aktualisht jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor, kanë qenë pozitive. Alisson i ka hapur derën një transferimi te Juventus dhe thuhet se optimizmi po rritet në Torino.
Këtë herë, Alisson do të kthehej në Serie A për të qenë numri një i “zonjës së vjetër” dhe për ta rikthyer klubin në elitë. Spalletti është i vetëdijshëm se vitin tjetër do të duhet të luftojnë për titullin dhe synon të mbështetet në përvojën dhe karizmën e ish-nxënësit të tij në portë.
Alisson ka fituar çdo trofe në Angli, përfshirë Ligën e Kampionëve: nëntë trofe me “reds” plus Kupën e Amerikës me Brazilin, ku ai është ende një figurë kyçe. Një kontratë tre-vjeçare po merret në konsideratë për ish-lojtarin e Romës, padyshim me një çmim më të ulët se rroga që përfiton aktualisht.
The post Spalletti gjen “ish-nxënësin” e tij për portën, Juventus merr PO-në e parë nga braziliani appeared first on Telesport.









