Spalletti: Fitorja më e bukur që nga ardhja ime këtu. Të gjithë ishin të shkëlqyer

Pas fitores në fushën e Bologna, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, foli për DAZN duke e cilësuar suksesin si më të bukurin dhe më të rëndësishmin që nga momenti kur drejton bardhezinjtë: “Patjetër po. Përballë kishim një skuadër me vlera, forcë dhe entuziazëm, të ndërtuar e të punuar shumë mirë. Edhe me 10 lojtarë na krijoi vështirësi”.

Spalletti theksoi meritën e lojtarëve bardhezinj: “Të fitosh këtu është meritë e madhe, sonte duhet t’iu them vërtet bravo”. Ai shtoi se kishte parë shenja pozitive në stërvitje dhe shpreson që kjo paraqitje t’u japë qetësi për ta përsëritur suksesin.

Për zëvendësimin e Cabal: “Duhet të mësojë të kontrollojë emocionet. Ka forcë, këmbë dhe talent, por ka qenë më i çrregullt se sa vlera e tij”. Për Openda: “Është lojtar ndryshe, lidh lojën dhe ngjan më shumë si sulmues i dytë. Kundër skuadrave si Bologna ndihet më rehat falë fuqisë dhe shpejtësisë në hapësira të gjera”.

The post Spalletti: Fitorja më e bukur që nga ardhja ime këtu. Të gjithë ishin të shkëlqyer appeared first on Telesport.