Luciano Spalletti është shumë pranë rinovimit me Juventusin. Trajneri, i fokusuar te ndeshja e rëndësishme ndaj Udinese në garën për Champions, duhet të zgjedhë mes dy opsioneve kontrate: marrëveshje njëvjeçare me opsion deri në sezonin 2027-28, ose kontratë 2-vjeçare. Bardhezinjtë synojnë një fitore që mund t’i ngjitë përkohësisht në vendin e katërt, duke ushtruar presion mbi rivalët e Como dhe Roma.
Kualifikimi në Champions League 2026-27 do të sillte të paktën 70 milionë euro për klubin, shumë që do të ndikojë në planet e merkatos. Drejtuesit, përfshirë Damien Comolli dhe Giorgio Chiellini, kanë diskutuar tashmë strategjitë me trajnerin.
Opsioni i parë parashikon rreth 7 milionë euro në sezon (6 plus 1 bonus) me opsion për 2027-28, ndërsa i dyti kontratë 2-vjeçare me 5 milionë euro në vit. Varianti i parë duket më i mundshmi. Në merkato, Juventusi ndjek edhe lojtarë si Leon Goretzka dhe Bernardo Silva, por për t’i afruar duhet patjetër kualifikimi në Champions.
The post Spalletti drejt firmës, ja dy propozimet që ka marrë për rinovimin me Juventusin appeared first on Telesport.










