Luciano Spalletti shmangu humbjen e tretë radhazi në kampionat me Juventusin falë përmbysjes në minutat e fundit, në “Olimpico” ndaj Romës. Pas ndeshjes ai tha: “I lumtur për reagimin? Nëse flasim për reagimin po, por duke parë situatat e pjesës së parë nuk jam shumë i kënaqur. Duhet një vlerësim objektiv. Dalja nga Champions-i në atë mënyrë, pas 120 minutash loje, e bën shumë të vështirë rikuperimin. Megjithatë kemi qenë të lehtë te goli i dytë dhe i tretë”.
I pyetur nëse besonte te rikthimi, ai u përgjigj: “Kur të jesh 66 vjeç, gjithmonë beson se mund të rikuperosh. Shpreson gjithmonë; futbolli është kështu. Boga ka intuitë dhe cilësi për të krijuar nga asgjëja, si Yildiz dhe Zhegrova. Duhet të jesh gjithmonë besimplotë, në sport dhe në jetë. Reagimi vlen më shumë se një pikë.
Ngadalësohesh kur luan 3 nga 5 ndeshje me një lojtar më pak. Na kanë ndihmuar edhe tifozët”. Për vendin e katërt shtoi: “Jetoj për atë pozicion. Skuadra është rritur dhe do të bëjmë një fund të madh kampionati”.
The post Spalletti: Do të bëjmë një fund kampionati të madh, jetoj për vendin e katërt appeared first on Telesport.










