Juventus-Benfica në Champions League, e përfunduar me fitore 2-0 për bardhezinjtë, solli edhe “një ndeshje tjetër”. Luciano Spalletti, përveç udhëheqjes së skuadrës drejt suksesit të rëndësishëm kundër José Mourinhos, u bë protagonist i disa episodeve jashtë fushës.
Së pari, kur loja ishte 0-0 dhe portugezët sulmonin rrezikshëm, Spalletti nuk e përfilli një tifoz në rreshtat e parë, që kritikonte skuadrën. Trajneri shpjegoi: “Për çdo top të humbur thoshte ‘Spalletti hiqe’, ‘Spalletti hiqe’. I thashë ‘kam 5 zëvendësime’, pastaj nuk u ktheva më. Ishte diçka vazhduese gjatë gjithë ndeshjes. I thashë që nuk mund t’i zëvendësoj të gjithë, por ishte një gjë natyrale, në korrektësinë e dialogut”.
Më pas, në gjysmën e dytë, Spalletti i dha një shpullë të lehtë Openda-s para se të hynte në fushë, duke i thënë: ‘Duhet të zgjohemi’. Lojtari qeshi dhe u fut në lojë. Alessandro Del Piero komentoi në “Sky Sport”: “Nëse një trajner mund ta bëjë këtë gjë, është sepse marrëdhënia me lojtarin e lejon, ka shumë komunikim”.
The post Spalletti dhe shpulla për Openda, analizon Del Piero: Marrëdhënia me lojtarin ia lejon… appeared first on Telesport.










