Spalletti: Derisa matematika të na e mohojë, duhet të synojmë çdo trofe

Pas suksesit ndaj Cremonese, Luciano Spalletti do të debutojë në stolin bardhezi edhe në Champions, kundër Sportingut: “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ata janë të shkëlqyer në rotacionin e roleve dhe kanë cilësi të madhe në treçerekfushë”.

Spalletti foli për Yildiz: “Është në dispozicion, më kujton pak Kvaran dhe pak Di Natale”. Për Cambiaso: “Një lojtar modern dhe shumë i fortë”. Ai shtoi se Vlahovic “do të ishte i lumtur të qëndronte këtu”.

Sa i përket titullit: “Kam përmendur luftën për titull, jo fitoren e tij. Ka ndryshim mes këtyre dy gjendjeve. Duhet të përballemi çdo ditë me emrin dhe historinë e klubit, çka na shtyn të përmirësohemi. Derisa matematika të na e mohojë, duhet të synojmë çdo gjë. Nuk mjafton ‘fino alla fine’, por duhet ‘oltre la fine’”.

Për Champions-in: “Është ajka e futbollit, kërkon personalitet dhe guxim. Më mirë një gabim sesa pasiguri”. Ai vlerësoi grupin si “të bashkuar dhe me plot dëshirë”, ndërsa theksoi se “rregulli më i mirë I tij mbetet arsyeja e shëndoshë”.

The post Spalletti: Derisa matematika të na e mohojë, duhet të synojmë çdo trofe appeared first on Telesport.