Spalletti, bashkë me rinovimin rritet edhe paga. Bonus titulli dhe akord për merkaton

Me rinovimin deri më 2028, Juventusi ka “kurorëzuar” Luciano Spallettin si trajnerin e projektit për të fituar titullin. Në kontratë është përfshirë një bonus prej rreth 1 milion eurosh në rast triumfi në sezonin 2026-2027. Trajneri toskan ndan të njëjtën ambicie me drejtuesit dhe, pasi mori garanci për përforcime në merkato, vendosi të vazhdojë me klubin bardhezi.

Aktualisht me pagë 3 milionë euro, Spalletti do të arrijë në 5 milionë duke nisur nga 1 korriku. Edhe pse më pak se kërkesa fillestare, shifra mund të rritet përmes bonuseve të lidhura me objektivat dhe fitimin e titullit. Kjo do ta bëjë trajnerin 67-vjeçar të dytin më të paguar në Serie A, pas Contes, i cili mund të largohet nga Napoli në verë.

Merkatoja mbetet kyçe. Juventusi lidhet me emra si Alisson, Bernardo Silva dhe Lewandowski. Spalletti kërkon me çdo kusht një sulmues cilësor, kërkesë që në janar nuk iu plotësua, por në qershor pritet të realizohet.

 

The post Spalletti, bashkë me rinovimin rritet edhe paga. Bonus titulli dhe akord për merkaton appeared first on Telesport.