Juristi i njohur shqiptar, Kreshnik Spahiu e ka komentuar deklaratën e SHBA-së e cila kërkoi nga qytetarët e Kosovës të mos mashtrohen nga Albin Kurti.
Spahiu shtroi tre pyetje për siç thotë ai, aktivistët e Vetëvendosjes të cilët sipas tij, justifikohen se Kosova është sovrane.
“1- Kosova i çlirua vetë apo nga amerikanët? 2- Pse Kosova nuk e fitoi pavarësinë dot e vetme për 1000 vjet luftë por e fituan për 100 ditë kur bombardoi Amerika? 3- Nëse SHBA nuk do e njihte Kosovën si shtet, a do ekzistonte sovraniteti i saj apo jo?”, ishin pyetjet e juristi.
Ai shton se mosmirënjohësit e VV-së janë gati t’i shpallin luftë perëndimit, vetëm për, siç thotë ai, kolltukun e Albinit.