Victoria, 34-vjeçe, spanjolle nga Barcelona dhe nënë e tre fëmijëve, është sozia (pothuajse) perfekte e Georgina Rodriguez, partneres së Cristiano Ronaldo. Pas hapjes së profilit në TikTok, disa video të saj arritën miliona shikime për shkak të ngjashmërisë së madhe me modelen nga Buenos Aires: flokë të errët, buzë të plota dhe trup shumë i ngjashëm.

Disa e akuzuan për përdorim të filtrave ose Inteligjencës Artificiale, por Victoria siguron se në gjithçka është reale. “Jam më e vjetër dhe më e varfër, por po aq e lumtur”, – tha ajo, madje postoi një video pa “make-up” për të provuar autenticitetin.
@victoria.77c 🖤 #parati
Victoria jeton në Cambrils, punon si asistente administrative dhe për sigurinë në punë, por fama e papritur mund ta shndërrojë në influencere. Ajo sqaroi se nuk është fanse e Cristiano Ronaldos, por e vlerëson si një person shumë të disiplinuar, të vendosur dhe lojtar të jashtëzakonshëm.
@victoria.77c 𝐂𝐡𝐢𝐜𝐚𝐬 𝐪𝐮𝐢𝐞𝐫𝐨 𝐞𝐧𝐬𝐞𝐧̃𝐚𝐫𝐨𝐬 𝐞𝐬𝐭𝐚 𝐬𝐮𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐢𝐞𝐧𝐝𝐚 @LUNIE STYLE SHOP 𝐭𝐢𝐞𝐧𝐞 𝐜𝐨𝐧𝐣𝐮𝐧𝐭𝐨𝐬 𝐢𝐧𝐜𝐫𝐞𝐢𝐛𝐥𝐞𝐬 𝐪𝐮𝐞 𝐥𝐨𝐬 𝐩𝐨𝐝𝐫𝐞𝐢𝐬 𝐞𝐧𝐜𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐫 𝐞𝐧 𝐥𝐮𝐧𝐢𝐞𝐬𝐡𝐨𝐩.𝐞𝐬, 𝐩𝐚𝐬𝐚𝐫𝐨𝐬 𝐨𝐬 𝐞𝐧𝐜𝐚𝐧𝐭𝐚𝐫𝐚😍😍😍😍🛍️#parati #paravoce
The post Sozia e Georgina Rodriguez nuk qenka bërë me IA; ja “kopja” perfekte e partneres së CR7 appeared first on Telesport.









