Sot u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Drenica që vdiqën tragjikisht në Shëngjin

Sot do t’u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Kosova, Jetmir Binakut dhe Leonit Aliut, të cilët humbën jetën tragjikisht në bregdetin e Shëngjinit.

Lajmin për ceremonitë e varrimit e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerëve përmes njoftimeve publike.

Jetmir Binaku do të varroset sot në varrezat e fshatit Gllobar të Drenasit, në orën 14:00.

“Te Allahut jemi dhe te ai do te kthehemi. Me dhimbje dhe pikellim te thellë, I njoftojmë te gjithe farefisin, miqtë dhe dashamirët se ka nderruar jetë tragjikisht djali,vellau dhe nipi jonë i dashur Jetmir Binaku. varrimi i te ndjerit behet pas namazit te Xhumasë në ora 14 ne varrezat e fshatit Gllobar. Me pikellim dhe zemer te thyer, Familja Binaku”.

Ndërkohë, lamtumira e fundit Leonit Aliut do t’i jepet sit në fshatin Rezallë, lagjja Aliu, në orën 15:00.

Babai i të ndjerit ka njoftuar:“Njoftim për ceremonin e vorrimit! Me dhimbje të madhe dhe zemra të thyera njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën Leonitin, se ceremonia e varrimit do të mbahet më 05.06.2026, në ora 15:00, në fshatin Rezallë, lagjja Aliu. Na ike shumë herët, në lulen e rinisë, por kujtimi yt, buzëqeshja jote dhe mirësia jote do të mbeten përgjithmonë me ne. Largimi yt la një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në paqe, Djali im Leonit! Qoftë i përjetshëm kujtimi yt.”

Dy të rinjtë humbën jetën tragjikisht në Shëngjin, pasi dyshohet se u morën nga rrymat dhe dallgët e forta të detit.

Katër shokë nga Kosova kishin hyrë në det, ndërsa dy prej tyre humbën jetën dhe dy të tjerë u raportuan në gjendje të rëndë.