Sot tentimi i 49-të për konstituimin e Kuvendit

Sot me fillim nga ora 11:00, do të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit.

Deputetët do të mblidhen në përpjekjen e 49-të për ta zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit.

Edhe nga kjo seancë nuk pritet të ketë ndonjë zhvillim të ri, pasi partitë politike nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese 26 korriku është afati i fundit për konstituimin e Kuvendit./

The post Sot tentimi i 49-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Kosovapost.net.