Sot shënohet Dita e Dëshmorëve të Prishtinës

Sot shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Për shënimin e kësaj dite, Komuna e Prishtinës ka organizuar disa aktivitete për të nderuar dëshmorët.

Aktivitetet fillojnë me homazhe tek varret e dëshmorëve në Velani, për të vazhduar me homazhe te përmendorja e Zahir Pajazitit dhe shtatorja e Skënderbeut.

Po ashtu do të bëhen homazhe tek varret e të gjithë të rënëve në Komunën e Prishtinës.

Gjatë ditës do të ketë edhe një aktivitet humanitar për dhurimin e gjakut, po ashtu organizuar nga Komuna e Prishtinës do të mbahet dhe një akademi përkujtimore për dëshmorët.