Sot shënohet 56 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

Universiteti i Prishtinës shënon sot 56-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne që do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit, në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:30.

Gjatë shënimit të 56 vjetorit, do të nderohen më të merituarit për sukseset e UP-së, bashkë më miqtë dhe partnerët e universitetit.

Universiteti i Prishtinës, si institucioni më i madh publik i arsimit të lartë në vend, ndër vite ka nxjerrë mijëra profesionistë në fusha të ndryshme dhe ka qenë një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit akademik dhe shoqëror në Kosovë.