Sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet të lëshohen videot e natës kur u krye vrasja

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca kundër Naim Murselit, Granit Plavës e Kushtrim Kokallës.

Në seancë, pritet të bëhet administrimi i provave materiale.

Pritet të lëshohen edhe pamjet e natës kur u vra Liridona Ademaj, ka bërë të ditur vëllai i saj, Leonardi.