Dy ditë më parë u shënua dështimi i radhës dhe seanca e sotme vjen brenda 48 orëshit, i caktuar si afat nga një aktgjykim i Kushtetueses në vitin 2014.
Më 16 prill, të zgjedhurit e popullit ishin betuar në Kuvendin e Kosovës – një një procedurë që i kishte paraprirë bllokada.
Subjetet politike PDK-LDK-AAK, po kërkonin dorëheqjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga pozitat që mbanin në qeveri, përfshirë edhe Albin Kurtin.
Pasi ai ngërç u tejkalua dhe betimi u dha – Kuvendi i Kosovë ka hyrë në një tjetër bllokadë. Kjo pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiu, nuk po merr më shumë se 57 vota në Kuvend, katër më pak të nevojshme për ta marrë pozitën e të parës në Kuvendin e Kosovës.
Në seancën e fundit emri i saj nuk u propozua edhe se VV me gjasë ende s’ka hequr dorë nga ajo.
Tentativa është përsëritur 10 herë ndërsa Haxhiu ka dështuar 6 herë të marrë vota. Të hënën e 5 majit, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për herën e njëmbëdhjetë.
Por, nuk ka asnjë informacion që gjendha ka ndryshuar. LVV nuk heq dorë nga Haxhiu, e opozita nuk pranon ta votojë një figurë të cilën e konsideron si “përçarëse”.
Në këtë situatë kishte një takim në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Partië Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi – takimi nuk dha rezultat.
LVV po përpiqet që votimi të bëhet fshehtë, por kjo po hidhet poshtë nga subjektet që ishin opozitë në legjislaturën e fundit.
Teksa, Kuvendi ka hyrë në “një rrugë pa dalje”, në opinion po diskutohen pagat e tyre për pak minuta në punë.
Mos-konsolidimi institcional po vazhdon gati 3 muaj pas zgjedhjeve parlamentare.