Sot pritet shkarkimi i ministrit të Arsimit

Përjashtimi i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, pritet t’i kushtojë me shkarkim nga detyra e ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Lajmi.net merr vesh nga burime brenda Qeverisë së Kosovës, se kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës pritet ta shkarkojë ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi, i cili vije nga radhët e Nismës Social Demokrate të Kosovës.

Ministri Bytyqi ishte ftuar sot të raportojnë në Komisionin për Arsim, lidhur më përjashtimin e Kosovës nga EQAR, por që nuk kishte shkuar.

“Ministri Bytyqi së bashku me kryeministrin janë duke i bashkërenduar veprimet, dhe po e shqyrtojnë vendimin e EQAR. Si rezultat e kemi të pamundur t’i përgjigjemi ftesës”, thuhet në letrën që e lexoi Ismajl Kurteshi.

Ministri i Bytyqi në fillim të detyrës së tij kishte shkarkuar bordin e Agjencisë së Akreditimit, i cili kishte thënë se këtë vendim e kishte marrë së bashku me kryeministrin./Lajmi.net/