Sot nisin punimet në sheshin ‘’Xhorxh Bush’’, mbyllet rruga për qarkullim

Gjatë ditës së sotme pritet të nisin punimet në rrugën ‘’Xhorxh Bush’’.

Me këtë rast do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe disa drejtor nga Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit punimet do të nisin nga ora 09:00.

Punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të cilat parashihen të zgjasin një vit do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Ndryshe, ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, Komunës së Prishtinës do t’i kushtoj 18,4 milionë euro.