Sot do të nisë procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se numërimi do të fillojë të enjten, më 11 qershor 2026, në ora 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), dhe përfshin votat e diasporës të realizuara më 6 qershor.
“Ju njoftoj se nesër (e enjte, 11 qershor 2026, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), fillon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i mbajtur më 6 qershor”, ka deklaruar Elezi për Reporteri.net.
Ai ka bërë të ditur se votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, ku nga 27,724 votues të regjistruar kanë marrë pjesë rreth 81 për qind, përkatësisht 22,414 votues.
Procesi i numërimit të votave nga diaspora pritet të vazhdojë sipas procedurave të KQZ-së.








