Sot varroset Mentor Zmajlaj, 30-vjeçari nga Suhareka i cili vdiq tragjikisht në një aksident në Bresje.
Sipas njoftimit të familjarëve të të ndjerit, varrimi do të bëhet në varrezat te transiti Suharekë, me fillim të orës 14:00.
Për aksidentin me fatalitet policia u deklarua gjatë së martës për Klankosova.tv, duke treguar se i njëjti ndodhi pas mesnatës të së hënës, në dalje të autostradës.











