,

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohen një serë pikash të papërfunduar nga seancat e mëhershme.

Mbledhja do të mbahet në orën 11:00.

MĂ« poshtĂ« mund t’i gjeni pikat qĂ« janĂ« nĂ« rend tĂ« ditĂ«s pĂ«r t’u shqyrtuar.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt dhe 22 mars 2023:

20. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021,
21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021,
22. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021,
23. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit tĂ« performancĂ«s “VlerĂ«simi i nxĂ«nĂ«sve nĂ« testet kombĂ«tare dhe ndĂ«rkombĂ«tare,
24. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 shkurt 2023:

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,
16. Shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike,
17. Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023:

8. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-209 për investime të qëndrueshme,
12. Shqyrtimi i Planit HapĂ«sinor pĂ«r Parkun KombĂ«tar “BjeshkĂ«t e Nemuna”,
13. Propozimi i GP “Multietnik” pĂ«r shkarkimin e nĂ«nkryetarit tĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Bekim Arifi.

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 mars 2023:

9. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,
10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit tĂ« hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin nĂ« mjedis dhe ujĂ«ra”,
11. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,
12. Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
13. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 mars 2023:

6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,
8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
9. Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
10. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
12. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-210 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore,
15. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 6 dhe 7 prill 2023:

4. Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,
6. Shqyrtimi i dytĂ« i Projektligjit nr.08/L-155 pĂ«r sanksionet e shёnjestruara kundĂ«r shkelĂ«sve tĂ« huaj tĂ« drejtave tĂ« njeriut,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për energjinë,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale,
10. Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
11. Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të seancës plenare, nr.08-V-321, i datës 23 qershor 2022.

VIII. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligji nr.08/L-219 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-172,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-224 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme.

IX. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Related Posts