Kanë mbetur edhe disa ditë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, sipas afateve kushtetuese. Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka nisur takimet me drejtues të partive në opozitë për koordinim parlamentar sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri.

Kreu LVV-së, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të hënë (sot) do të takohet me udhëheqësin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të vazhduar koordinimin parlamentar lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kosovës.
Të dielën, Kurti është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Kryeministri ka thënë se gjatë takimit e ka falënderuar liderin e opozitës për bashkëpunimin e deritanishëm në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Temë e bisedës ishte zgjedhja e presidentit për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.
Kryetari i PDK-së Bedri Hamza pas takimimit me kryeministrin, Albin Kurti, për zgjedhjen e presidentit, tha se kjo nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithëve si përfaqësues të zgjedhur të popullit.