Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki të martën mungoi në vazhdimin e seancës konstituive, duke e ulur edhe më shumë kështu numrin e 57 votave që kjo parti i ka për votimin e kryeparlamentarit.
Derisa nuk dihen arsyet pse mungoi, ai në një seancë të javës së kaluar deklaronte se “ka ardhur ekstra nga Parisi për të punuar”.
“Diçka duhet me bo se une kom ardhë ekstra prej Parisit me punu o vëlla” – kishte thënë ai.
Në momentin kur Konjufca doli në foltore për ta propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, ai tha se sot mungon deputeti Nezir Kraki.
Kështu, ai luti opozitën që “t’ua huazojnë një, që bile mos të mbesin nën 57”.
“Po më vjen mirë që e kam marrë epitetin e një propozuesi stabil. Neve sot na mungon një deputet, Nezir Kraki, po nëse si opozitë mundeni me na huazu një, bile mos të mbesim nën 57, ju kisha falenderu shumë”.