Sot fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës

Sot mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të 24-të të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës (PISU).

Universiteti i Prishtinës këtë vit organizon edicionin e 24-të të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës (PISU), ku do të marrin pjesë profesorë dhe studentë nga vende të ndryshme të botës, së bashku me ata lokalë.

‘Programi dyjavor i PISU-së, që do të zhvillohet nga 7 deri më 18 korrik 2025, përfshin ligjërata akademike, panele diskutimi dhe aktivitete të ndryshme kulturore”, njofton UVP.

The post Sot fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës appeared first on Kosovapost.net.