Sot, para 49 viteve, lindi njëri prej idelogëve më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Heroi i Kombit, Bahri Fazliu, shkruan Fokusi.info.
Njerëzit e mëdhënj nuk vdesin kurrë, ata vetëm datëlindje kanë! Kosovës po i mungon shumë vizioni dhe penda e mprehtë e Bahriut.
Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë më 07.05.1998, në Bjeshkët e Bogiqes, në trekëndëshin kufitar Shqiptar Mali i Zi – Kosovë – Shqipëri! Ra për të mos vdekur kurrë!
Lavdi Heroit të Kombit Bahri Fazliu!
Bahri Fazliu është vëllai i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë./Fokusi.info/
Lexo edhe:
Video e rrallë, kur heroi Bahri Fazliu u këndonte heronjve (Video)