Kuvendi i Maqedonisë sot në orën 11:00 do të mblidhet për të rivotuar ligjin për gjuhët. Ligji pritet që të sjellë shumë debat nga opozita, pasi u kthye nga Presidenti Ivanov.
Opozita ka dorëzuar disa amendamente, të cilat duhet të jenë në pajtim me vërejtjet e Presidentit që të rishikohen.
Megjithatë shumica ka paralajmëruar se ligji do të rivotohet. Në votimin e dytë ligji nuk ka nevojë për dekretimin e Presidentit për t’u futur në fuqi.