Sot do të kemi mot të vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 11-14 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.