Sot Dita e Veteranit, OVL-UÇK bën homazhe

 

Sot, me rastin e shënimit të Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së organizon homazhe në nderim të sakrificës sublime të dëshmorëve që ranë për lirinë e vendit.

Homazhet qendrore do të mbahen në orën 09:30 në Prekaz, pranë Kompleksit Memorial të Dëshmorëve, te varri i Komandantit legjendar Adem Jashari, simbol i rezistencës dhe i luftës çlirimtare të popullit shqiptar.