Sot 7 Marsi-Dita e Mësuesit

Sot është 7 Marsi – Dita e Mësuesit. Kjo ditë përkujton 7 marsin e 1887, kur u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe.

Shkolla kishte karakter kombëtar e laik ( jo fetar ) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.

Për këtë ditë sot në Kosovë organizohen aktivitetet të shumta.