Alexander Sorloth mund të jetë protagonisti kryesor i merkatos së janarit. Sulmuesi norvegjez është i pasigurt për të ardhmen e tij tek Atletico Madrid dhe mund të ndërrojë ambient gjatë merkatos dimërore.
“Sports Illustrated” zbulon se Juventus interesohet shumë për sulmuesin norvegjez dhe e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb, aktualisht i dëmtuar, është në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet në verë si lojtar i lirë.
Sipas raportimit në fjalë, bardhezinjtë duan huazimin e norvegjezit deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje. Ditët në vijim pritet të ketë negociata zyrtare mes palëve.
The post Sorloth, transferimi “big” i janarit? Norvegjezin e duan në Serie A appeared first on Telesport.










