Sorenseni takohet me Vuçiqin

I dërguari special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, sot e ka takuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Siç ishte njoftuar më herët, fillimi i takimit është parashikuar në orën 08:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidencës serbe në Beograd. Peter Sorensen ka qëndruar për herë të fundit në Beograd në mesin e janarit, ndërsa më 11 shkurt atij iu zgjat mandati edhe për dy vjet të tjera, përkatësisht deri më 29 shkurt 2028, transmeton Paparaci.

Sorensen më herët qëndroi në Prishtinë, ku bisedoi me kryenegociatorin e ri të Kosovës, Glauk Konjufca, njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, si dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë me njohje të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Kurtit./Paparaci.com