Sorenseni nesër në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta presë të shtunën (nesër) në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, takimi do të mbahet nga ora 08:30.

“Pas takimit do të ketë deklarim për media”, thuhet në njoftim.

Nuk janë bërë të ditura arsyet e vizitës së tij.

Për Sorensenin do të jetë vizita e dytë në Prishtinë brenda pak kohëve. Ai ishte në kryeqytetin e Kosovës edhe në fund të shkurtit, pasi Qeveria e re mori detyrën. U takua me kryeministrin Kurti dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.