Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar gjatë ditës së sotme me përfaqësues shqiptarë dhe serbë të shoqërisë civile.
Ai tha se “zërat e shoqërisë civile kanë rëndësi dhe duhet të dëgjohen për ta avancuar normalizimin e marrëdhënieve në gjithë shoqërinë”.
“Shumë i lumtur që pata mundësinë të ulem me përfaqësues si nga komuniteti shqiptar, ashtu edhe nga ai serb i Kosovës, për të dëgjuar idetë dhe pikëpamjet e tyre, përfshirë edhe mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, shkroi Sorensen në platformën X (ish-Twitter). /Klankosova.tv