“Pata diskutime të mira të ndara me partitë që fituan mandate në zgjedhjet e fundit sipas rezultateve zyrtare Lista Srpska dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, për pozitën, shqetësimet dhe dëshirat e serbëve të Kosovës në Kosovë”, ka shkruar Sorensen në X.
Pak më herët, Lista Srpska lëshoi një komunikatë për media për këtë takim.
Kjo parti tha se iu ankua emisarit europian se kryeministri Albin Kurti ia dha një mandat në Kuvend ministrit Nenad Rashiq me “vota të shqiptarëve”.
Nga 10 ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit nëntë ka fituar Lista Srpska, partia kryesore e serbëve në Kosovë që mbështetet nga Beogradi, dhe një ulëse e ka fituar partia e Rashiqit.