Nga KQZ kanë thënë që numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike pritet të përfundojë sot.
Pasi të përfundojë numërimi i këtyre votave, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me postë.
“Aktualisht janë duke u numëruar votat nga votimi në përfaqësitë diplomatike, në ndërrimin e pasdites do të mbesin 11 vendvotime të cilat pritet të përfundojnë sonte. Rezultatet nga numërimi i sotëm së shpejti do të shfaqen në platformën elektronike. Pas tyre do të fillojmë me numërimin e votave të mërgatës që kanë votuar nëpërmjet postës”, kanë thënë nga KQZ për express.
Numri i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike është 15 mijë e 352.
Ndërkaq sa i përket votave me postë, sipas të dhënave të KQZ’së janë rreth 69 mijë pako me fletëvotime, por janë aprovuar 62 mijë e 990 sosh.
Vota me kusht janë 12 mijë e 801, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2,597.
Mbi 300 zarfe me vota të pavlefshme, vendosën më shumë se një fletëvotim brenda