Teksa kanë mbetur edhe pak orë nga seanca konstituive, gazetari dhe moderatori i emisionit “Politiko”, Kushtrim Sadiku bëri të ditur se sonte pritet të takohen Albin Kurti dhe Fatmir Limaj.
Sipas Sadikut, dy partitë, Vetvendosje e Nisma Socialedemokrate priten të takohen për marrëveshje koalicioni në orët e vona të kësaj të hëne.
“Është nata finale kur lëvizja Vetvendosje është duke grumbulluar numrat e nevojshëm për t’a krijuar 61-shin të paktën, e ndoshta edhe më shumë se 61. Ajo çfarë e dimë se çfarë është me rëndësi, informacionet e fundit janë se sonte pritet nja takim që ndoshta mund të jetë edhe final, ndërmjet lëvizjes Vetvendosje dhe Nismës Socialedemokrate, për ta kurorëzuar eventualisht një marrëveshje koalicioni. Pritet që kjo të ndodh në orët e vona, nuk ka ndodhur edhe më tutje. Por, informacionet fillestare që mbeteten për tu konfirmuar, burimet e mia më thonë se do të ketë një takim”, tha Sadiku.