Sonte ndeshja e dytë çerekfinale mes Pejës dhe Yllit

Sonte do të luhet ndeshja e dytë çerekfinale në mes të Pejës dhe Yllit.

Vendtakimi do të jetë palestra sportive “Karagaqi”, me fillim nga ora 19:00.

Kështu pejanët do të synojnë ta marrin edhe fitoren e dytë, për t’u gjendur në gjysmëfinale, pasi në përballjen e parë e kishin mposhtur ekipin nga Suhareka në palestrën “13 qershori”, me rezultat 71:77.

Mbetet të shihet nëse do të përfundojë me këtë lojë çështja e gjysmëfinalistit, apo do të ketë edhe një ballafaqim të radhës mes këtyre dy skuadrave.