Sonte ndërrohet ora

Duke u zhvendosur akrepat një orë prapa, nga ora 3 në 2, natën nga e shtuna në të diel, ora verore mbaron dhe fillon ora dimërore.

Sipas rregullores qeveritare, e cila bazohet në Aktin e Ndryshimit të Orës, ora verore filloi më 30 mars dhe zgjat deri më 26 tetor.

Rregullore të ndryshme mbi kohën e verës u standardizuan në Bashkimin Evropian në vitin 1996, dhe ndërkohë, kanë dalë kritikë të shumtë që kërkojnë që orët të ndryshohen.

BE-ja ka dështuar të heqë ndryshimin e orës që nga viti 2018.

Ata citojnë disa studime që kanë treguar se ndryshimi i orës në pranverë dhe në vjeshtë ndikon negativisht në ekonomi dhe në shëndetin e njerëzve.

Bashkimi Evropian propozoi heqjen e ndërrimit të orës në vitin 2018, por deri më sot nuk është arritur asnjë marrëveshje.