Sonte mësohet finalisti i dytë i Kupës së Italisë

Derbi i mbrëmshëm milanez në kuadër të Kupës së Italisë përfundoi me fitoren e AC Milan, me rezultat bindës 3-0 ndaj Interit (rezultati i përgjithshëm 4-1).

Kështu, Rossonerët prekën finalen e Kupës, ndërsa sonte do të mësojnë edhe kundërshtarin.

Nga ora 21:00 do të zhvillohet thuajse vetëm formalisht ndeshja e dytë mes Bolognas dhe Empolit. Kjo për shkak se ndeshja e parë u mbyll me rezultat 3-0 në të mirë të Bolognas.

Në pesë përballjet e tyre direkte, Bologna ka triumfuar në 3 nga to, ndërsa dy të tjerat janë mbyllur baras.

Ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Italisë do të transmetohet nga ora 21:00 në kanalin sportiv Sport1 të platformës Artmotion. /Klankosova.tv