Paris Saint-Germain dhe Inter Milan do të përballen të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve, me skuadrën franceze që shpreson të fitojë çmimin më të madh të futbollit evropian për klube për herë të parë, ndërsa italianët synojnë titullin e tyre të katërt.
Ndeshja, e cila zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” të Bayern Munich me kapacitet 75,000 vendesh me fillim nga në ora 21:00, përball një Inter me përvojë kundër një skuadre të PSG-së që paraqitet në finalen e saj të dytë që nga marrja transformuese e klubit nga Katari në vitin 2011, njofton Klankosova.tv
Kushdo që fiton do të zëvendësojë Real Madridin si kampion.
Ndryshe, në Paris rreth 40 mijë tifozë do ta ndjekin ndeshjen në ekranet gjigante në stadiumin “Parc des Princes” të PSG-së dhe një prani e madhe policore është planifikuar në të gjithë qytetin.
Ndërkohë, në Milano, dhjetëra mijëra do ta ndjekin ndeshjen edhe në stadiumin San Siro të Interit.
Këtë sfidë do të keni mundësi ta ndiqni përmes kanaleve të platformës së madhe televizive, Artmotion. /Klankosova.tv