Sonte më 11 maj do të zhvillohet dueli i vitit për boksierin shqiptar Haxhi Krasniqi. Ai për kundërshtar do ta ketë gjermanin Stefan Haertel.
Kjo ndeshje ishte shtyer nga nëntori i vitit të kaluar pasi që Haertel nuk ishte në gjendje të boksonte për shkaqe shëndetësore.
Tani pas gjashtë muajve Krasniqi, duket të jetë në formë sidomos pas fitores në duelin kundër Rony Landaeta, ku Robini e fitoj me pikë.
Magdeburgu është vend i veçantë për Haxhiun pasi ai ka jetuar gjashtë vite. Ndeshja për titullin evropian në kategorinë e mesme do të zhvillohet pikërisht në këtë vend.
Salla e sportit e qytetit do të jetë arena e gladiatorëve. Krasniqi dhe Haertel kanë marrëdhënie shumë të mira personale.
Mbetet të shihet nëse Robin Krasniqi do të arrijë ta mbrojë titullin. Ai deri më tani ka zhvilluar 54 duele dhe ka arritur t’i fitojë 49, nga të cilat 17 me nokaut.
Poashtu ai ka edhe pesë duele që i ka përmbyllur mes barazim. Dueli në mes tyre do të fillojë nga ora 22 e 35 minuta.