Tottenham Hotspuri ka mposhtur Crvena Zvezdën me rezultat 0-4 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Giovanni Lo Celso (34’) dhe Son Heung-Min (57’ dhe 61’) si dhe Eriksen në minutën e 85-të i shënuan golat për Spurs, por momenti më i bukur i ndeshjes ishte nga koreani.
Ylli i Spurs në momentin që shënoi golin e parë, iu drejtuar kamerës duke lënë të gjithë të mahnitur me veprimin e tij.
Son në momentin që shënoi gol u drejtuar nga kamera dhe bëri në shenjë të kërkim faljes ndaj Andre Gomesit.
Koreano-jugori pak ditë më parë i theu këmbën mesfushorit portugez në përballljen ndaj Evertonit në Goodison Park, derisa mbante kokën me duar dhe qante për atë veprim të paqëllimshëm.
A respectful celebration from Heung-min Son 🙏 https://t.co/Rg594MDOJl
— B/R Football (@brfootball) November 6, 2019