Pas pasigurive të treguara nga Sommer ndaj Arsenalit, jo hera e parë këtë sezon, dhe kontratës që i skadon më 2026, Interi ka vendosur të përshpejtojë planet për të ardhmen e portës së vet. Në krye të listës së dëshirave është Emiliano “Dibu” Martinez.
Sipas “Corriere della Sera”, zikaltrit i kanë nisur tashmë bisedimet e para me kampionin argjentinas të botës, i cili, pavarësisht dy çmimeve “Yashin”, duket se po afrohet në fund të aventurës së tij tek Aston Villa.
Operacioni mbetet i ndërlikuar; sfida kryesore është paga e lartë që merr në Premier League, e cila do të kërkonte një sakrificë nga ana e lojtarit.
The post Sommer nuk jep më garanci, Interi piketon kampionin e botës për portën appeared first on Telesport.










