Sommer, një tjetër gabim me Pisa, por Bergomi e mbron: Është shumë i rëndësishëm për Interin

Edhe pas fitores 6-2 ndaj Pisa, portieri zviceran Yann Sommer u vu sërish nën kritika për një gabim, duke e lënë portën të zbrazur dhe lejuar Stefano Moreo të shënonte golin e parë. Megjithatë, ish-kapiteni i Interit dhe tani opinionist i “Sky Sport”, Giuseppe Bergomi, e mbrojti zviceranin.

Bergomi theksoi se kundërshtarët e dinë se Interi e përdor shumë portierin, në nisjen e aksioneve, në lojën me këmbë: “Më vjen në mend finalja e Champions-it apo Arsenali të martën, që vazhdonte presionin mbi portierin pas pasimeve mbrapa”.

Ai shtoi se Interi, ndryshe nga Milani, duhet ta ndërtojë lojën nga prapavija: “Nuk ka kundërsulmues, por lojtarë ndërtues. Lojtarët e Interit të magjepsin me lojën, por duhet të luajnë kështu. Është e rëndësishme të kesh një portier si Sommer”.

Gjithashtu, Bergomi përmendi edhe faktin që Interi lejon pak raste për kundërshtarët: “Interi jep pak raste, por kur i jep, janë të rëndësishme”.

 

The post Sommer, një tjetër gabim me Pisa, por Bergomi e mbron: Është shumë i rëndësishëm për Interin appeared first on Telesport.