Pas humbjes dramatike në derbi, Interi përballet me kritika, sidomos portieri Yann Sommer. Trajneri Cristian Chivu nuk e ka fajësuar zviceranin, humbjet e skuadrës nuk mund të shpjegohen vetëm me gabimet e tij.
Megjithatë, performanca e 36-vjeçarit (37 më 17 dhjetor) ka ngritur pikëpyetje, sidomos pasi aftësia e tij me këmbë nuk duket më e mjaftueshme për të kompensuar gabimet në pritje, përfshirë golin nga 30 metra të Adzic ndaj Juventusit.
Buffon evidentoi gabimin e tij ndaj goditjes së Saelemaekers, që çoi në golin vendimtar të Pulisic: “Si ish-portier, ai gol më lë shije të keqe sepse mund të kishte bërë diçka ndryshe”.
Diskutimet pas derbit përqendrohen edhe te krahasimi Maignan–Sommer dhe mundësitë e ndryshimit në janar, përfshirë emrin e Dibu Martinez. Për momentin, Interi do të vazhdojë me Sommer, duke shpresuar që ai të rigjejë formën e duhur për sezonin e fundit me klubin zikaltër dhe që sulmuesit të jenë më të efektshëm për të minimizuar pasojat e çdo gabimi.
The post Sommer në qendër të kritikave pas gabimit në derbi, Chivu e “votëbeson” appeared first on Telesport.











