Tashmë dihet që Real Sociedad është “makthi” i Barcelonës, sidomos kur luhet në “San Sebastian”. Në sfidën e sotme, e vlefshme për javën e 20-të në La Liga, Real Sociedad ndali ecurinë pozitive të Barcelonës dhe fitoi 2-1.
Katalanasit gjetën golin dy herë, në minutën e 7-të me Fermin Lopez, por që u anullua nga VAR për faull dhe në minutën e 28-të me Lamine Yamal, por që u anullua po nga VAR për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 32-të, Sociedad gjeti golin me yllin e tyre kryesor Mikel Oyarzabal, i cili shënoi me një goditje të bukur me të mjatën brenda zonës, pas asistit perfekt të Goncalo Guedes. Në minutat shtesë, pas një kontakti në zonë ndaj Lamine Yamal, arbitri kryesor i takimit drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, por ndërhyn VAR dhe penalltia anullohet, sërish për pozicion jashtë loje të katalanasve. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit.
Barazimi i përkohshëm i Barcelonës do të vinte në minutën e 69-të, Lamine Yamal kroson, Marcus Rashford shënon me kokë. Anglezi kishte vetëm pak minuta në fushë, si zëvendësues i Dani Olmo.
Megjithatë, Sociedad gjeti sërish avantazhin që në aksionin e parë pas golit të Barcelonës. Këtë herë ishte Goncalo Guedes që mposhti Joan Garcia. Në minutat e fundit, Sociedad do të mbetej me një lojtar më pak, pasi Carlos Soler u ndëshkua direkt me karton të kuq për faull të rëndë ndaj Pedrit.
Rezultati final, 2-1 për Sociedad, që ngjitet në vendin e tetë me 24 pikë. Barcelona mban vendin e parë me 49 pikë, por tani ka vetëm një pikë më shumë se Real Madrid i vendit të dytë.
The post Sociedad është përfundimisht makthi i Barcelonës, katalanasit dlain me kokën ulur. Fërkon duart Real Madrid (video) appeared first on Telesport.










