“Para së gjithash, ky nuk është një derbi, por super derbi. Në ‘San Siro’ ndjen mbi vete historinë, madje historitë, sepse skuadrat janë dy”. Në ditën e derbit të Milanos, Wesley Sneijder, që këtë ndeshje e njeh shumë mirë, foli edhe për “karrierën” e tij të re si futbollist.

7 vite e gjysmë pas tërheqjes nga futbolli dhe pasi mori pjesë në Holandë në një “reality” për rikthimin në formë të ish-kampionëve, holandezi është rikthyer në fushë në kategorinë e katërt me fanellën e OSM’75.

“Po e shijoj momentin, – deklaroi ai pas ndeshjes, – është e mrekullueshme të luaj sërish, është argëtim i pastër. A mund të rikthehem të luaj në ‘San Siro’? Kam humbur pak peshë, por… Jo, për këtë ende nuk jam gati…”
Wesley Sneijder maakt op zijn 41e een opvallende terugkeer op het voetbalveld. De Oranje-recordinternational maakte minuten bij vierdeklasser OSM’75.
Voetbal blijft toch kriebelen 😉⚽#WesleySneijder #Voetbal #Oranje pic.twitter.com/URX2jnpRsn— Soofslab 🧡⚽⛸️🏀 (@Soofslab) March 7, 2026
The post Sneijder si “fuqi”, por rikthehet në fushë 7 vite pas tërheqjes: “Kam humbur pak peshë…” appeared first on Telesport.










